Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit të sotëm në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, theksoi se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është një çështje e sundimit të ligjit dhe jo e debatit politik.

Sipas tij, strategjia e ndjekur në zgjedhjet e vitit 2025 solli një qasje më proaktive, me koordinim më të madh mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ-së dhe Policisë së Shtetit, duke rritur efektin parandalues ndaj krimit zgjedhor.

Braho theksoi se hetimet nuk duhet të fokusohen vetëm te blerësi apo shitësi i votës, por të ndjekin gjurmën e financimit, për të identifikuar organizatorët dhe përfituesit realë të skemave të korrupsionit zgjedhor.

Në përfundim, kreu i SPAK propozoi hartimin e një Strategjie Kombëtare kundër Krimit Zgjedhor, forcimin me ligj të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rishikimin e politikës penale për rastet më të rënda të korrupsionit zgjedhor, duke garantuar një mbrojtje më efektive të votës dhe integritetit të procesit zgjedhor.

Artikulli paraprakVALA E TË NXEHTIT EKSTREM GODET ITALINË, PESË VIKTIMA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërTEATRI “MIGJENI” NDERON FATMIR MESIN