Krishtlindjet kane madhështinë e tyre dhe si e tille, Star Plus, është gjithnjë pjese e evenimenteve të mëdha. Lidhjet direkte nga kishat kryesore të Qarkut të Shkodrës kane qene pjese e një transmetimi me shume se 2 orësh në ekranin e Star Plus TV.

Lidhje direkte me katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, që këtë vit ishte produkt i të gjitha mediave në Shkodër, lidhja direkte me Kishën Françeskane, Katedralen Nënë Tereza në Vau Dejës, dhe Kishën Gjon Pagëzuesi ne qytetin e Koplikut, kane qene pjese për teleshikuesit në natën e Krishtlindjeve. Një ngjarje e rëndësishme që përcjell edhe mesazhe domëthënëse dhe kuptimplote. Mesazhe dhe lutje për të gjithë besimtaret, vijnë ndryshe këtë vit, edhe nga Katedralja Nënë Tereza në Vau Dejës, nga Ipeshkvi I Dioqezës së Sapes, Mons. Luçiano Avgostini . Nga Kisha Françeskane, simbol i Shkodrës, rregulltarë dhe misionarë të kësaj kishe ne Shkodër, kane një mesazh për të gjithë besimtaret. Një kartoline urimi, një mesazh që i drejtohet të gjithë besimtareve, por jo vetëm mbare qytetareve të Shkodrës, duke uruar këtë feste të rëndësishme siç është lindja e Krishtit.

Artikulli paraprakBESIMTARËT KATOLIKË KREMTOJNË FESTËN E KRISHTLINDJES
Artikulli tjetërBESIMTARËT ORTODOKSË FESTOJNË KRISHTLINDJEN