
Kryebashkiaku socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Kryebashkiakut Shkreli i mbërriti fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ndërsa shoqërohej nga avokati I tij. Shkreli dyshohet se është paraqitur për veprën penale të korrupsionit zgjedhor. Hetimi ndaj kryebashkiakut nuk është i ri. Që në muajin maj, Shkrelit me vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, iu sekuestrua telefoni dhe iu ushtrua kontroll. Kristian Shkreli ka qenë gjithashtu në qendër të kritikave publike të kryeministrit Rama, i cili pak ditë para zgjedhjeve e paralajmëroi me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta”. Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK ka dyshime se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të korrupsionit zgjedhor.






