
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një intervistë paraditen e së shtunës në një televizion grek, ku ndër të tjera, pati edhe një reagim për homologun shqiptar, Edi Rama, në lidhje me origjinën e grekëve.
Batutat e shkëmbyera nga Rama në Abu Dhabi me moderatori greku John Defterios, u trajtuan si ironi dhe ofendime për të dhe Greqinë.
Mitsotakis deklaroi se Ramën e njeh prej vitesh dhe se është politikan me një me një mënyrë të veçantë shprehjeje
E njoh atë prej shumë vitesh dhe është një politikan me një mënyrë të veçantë shprehjeje, shpesh thotë gjëra që nuk duhet t’i thotë. Këtë herë bëri një gabim, të cilin megjithatë e kuptoi dhe e korrigjoi.”, tha Mitsotakis.
Kryeministri grek shtoi se donte që kjo çështje të ishte tashmë e mbyllur.
“Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, është kjo deklarata e shkëputur nga Edi Rama, i cili iu drejtua gazetarit greko-amerikan John Defterios pasi ky i fundit i shqiptoi emrin gabim.
“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!
Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh”, ishte reagimi i kryeministrit Rama pas kryqëzimit nga mediat greke.






