Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kritikave ndaj Berishës për deklaratat ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri. Bardhi tha se Gonzato gëzon respektin dhe vlerësimin e PD. Sipas tij, Rama duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për 50 mln euro.

“NDJESA E MUNGUAR

U kërkoj ndjesë shqiptarëve që vetëm me aferën e Tunelit të Llogarasë u mora nga xhepat e tyre 50 milionë euro.

Edi Rama. U kërkoj ndjesë bizneseve shqiptare, europiane dhe amerikane që i lodh dhe u shpenzoj kohë e para me gara fiktive dhe të paracaktuara.

Edi Rama. U kërkoj ndjesë shqiptarëve për avokatnë e të pandehurës B€linda. Këtë ndjesë presin shqiptarët nga Edi Rama, jo keqpërdorimin e Ambasadorit të BE-së për mbrojtje politike. Sa për Partinë Demokratike, kjo as ka ndodhur, as do të ndodhë ndonjëherë. Ambasadori i BE-së, z. Silvio Gonzato, ka respektin dhe vlerësimin tonë të plotë

Ambasadori Gonzato nuk ka asnjë nevojë për asnjë mbrojtje, veçanërisht të përfaqësuesve të krimit të organizuar në Kuvend. Duke keqpërdorur dhe keqlexuar një deklaratë në përgjigje të interesit të medias mbi qëndrimin e Ambasadorit të BE, Edi Rama po tenton edhe njëherë, me shpifje dhe sajesa të sulmojë opozitën në Kuvend, ta përjashtojë, ta izolojë.”, shkruan Bardhi.

 

Artikulli paraprakDEKLARATA E BERISHËS NDAJ AMBASADORIT GONZATO,SPIROPALI: GJUHA E URREJTJES E PAPRANUESHME
Artikulli tjetërPROJEKTLIGJI PËR BARAZINË GJINORE, PARLAMENTI E MIRATON ME 77 VOTA PRO