“Europa është në limitet e pranimit të emigrantëve dhe emergjenca duhet të shndërrohet në një problem global”, është ky mesazhi që BE dha gjatë samitit të G 20 i cili po mbahet në Hangzhou të Kinës. “G20 duhet të nis të ndajë përgjegjësitë e këtij fenomeni.

Janë më shumë se 65 milionë Persona refugjatë në botë dhe 4 milionë ata që kanë lënë shtëpitë në Siri. Kemi nevojë të shqyrtojmë shkaqet rrënjësore, që detyrojnë miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim diku tjetër” u shpreh presidenti këshillit europian Donald Tusk i cili foli edhe për terrorizmin te cilin e cilësoje një sfidë globale. Ai shtoi se tashmë G 20 ka ndërmarrë përgjegjësi edhe me Turqinë me synimin për të siguruar bashkëpunimin ndërkombëtar. Ndërsa presidenti i Komisionit Europian Juncker gjatë një konferencë për shtyp u shpreh se liderët e G 20 duhet të tregojnë se pas viteve të krizës jemi në gjendje të prodhojmë rritje ekonomike dhe të rikthejmë besimin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPERPLASET ME PELLUMBIN,HUMB JETEN
Artikulli tjetërDAVID QOSJA ,ARREST ME BURG.PROKURORIA ZBARDH NGJARJEN