Maqedonia është dorëzuar përpara fluksit të lartë të klandestinëve duke hapur dyert e kufirit me Greqinë. Forcat e policisë kanë mbikqyrur kalimin e emigrantëve por nuk kanë ndërhyrë për ti ndalur. Pas përleshjeve të shënuara dy ditët e funidt, ku autoritet maqedonase përdorën gazinlotsjellës dhe shkopijtë e gomës për të zbrapsur turmën e emigrantëve, situata të dielën në mëngjës në kufi është qetësuar.

Organizatat humanitare raportuan se gjendja e tyre është shumë e rëndë, sidomos pas reshjeve të shumta të shiut që ranë gjatë natës dhe se klandestinët po përballen edhe me mungesën e ushqimit. OKB ka kritikuar Maqedoninë për trajtimin që po u bënë emigrantëve dhe i ka bërë thirrje qeverisë së Shkupit të tregohet mikpritëse. Ndërsa Maqedonia ka fajësuar Greqinë se po i dërgon drejt kufirit fluksin e klandestinëve duke e bërë të pamundur menaxhimin e situatës. Mbi 2 mijë emigrantë prej mbrëmë deri në orët e mëngjesit kanë mbërritur në Preshevë, përmes zonës kufitare në rajonin e Tabanocës dhe Llojanit. Ata menjëherë janë drejtuar në Qendrën e strehimit në Preshevë. Bëhet fjalë për një kolonë të gjatë të emigrantëve prej gjysmë kilometri pranë kësaj qendre, informon INA. Autoritetet serbe kanë thënë se janë në gatishmëri dhe se ministri i mbrojtjes, Bratislav Gashiç sot do të vizitojë Preshevën për t`u njohur me gjendjen e emigrantëve. Ndihmat emergjente i kanë sjellë aktivistët e UNHCR-së dhe Kryqit të Kuq.

Artikulli paraprakKANANI: MBYLLJA E AKADEMISË SË ARTEVE JASHTË DËSHIRËS
Artikulli tjetërLLAZANI: HIGJENA NË ZONAT MALORE NË KUSHTE OPTIMALE