Një familje shqiptare prej 5 anëtarësh është përfshirë në një aksident tragjik gjatë kthimit nga Kroacia, ku për pasojë ka humbur jetën vajza 15 vjeçe dhe janë plagosur rëndë dy prindërit dhe dy fëmijët e tjerë të mitur.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 11:30 në autostradën kroate A1(Zagreb-Split)në drejtim të Zagrepit. Mediat raportojnë se familja nga Malisheva po kthehej drejt vendlindjes. Kryefamiljari ka humbur kontrollin e mjetit tip Ford me targa sllovene në Otoci të Kroacisë si rezultat i shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte. Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë vajza 15 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë 4 anëtarët e tjerë kanë mbetur të plagosur. Në gjendje të rëndë mësohet se është dhe vajza tjetër e familjes vetëm 5 vjeç. Mjekët në Spitalin e Fëmijëve në Zagreb po luftojnë për ta mbajtur në jetë. Ndërkohë që burrë dhe grua 50 dhe 42 vjeç dhe djali 8 vjeç janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ka thënë mjekja kujdestare në Ogulin.

Artikulli paraprakOPOZITA E KOSOVËS: PROTESTAT DO TË VAZHDOJNË SËRISH
Artikulli tjetërJA KUSH JANË MË TË PASURIT E KOSOVËS, JO POLITIKANËT!