Kroacia do të punojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut gjatë këtij gjashtëmujori që ky shtet ka presidencën e Bashkimit Europian.

“Ne do të bëjmë çmos për të kapërcyer problemet dhe zhbllokuar procesin që u ndalua në samitin e tetorit 2019”, ‘tha Kryeministri Andrej Plenkoviç më 2 janar, një ditë pasi Kroacia mori mandatin e saj të parë në presidencën e rradhës.

Franca dhe Holanda bllokuan hapjen e negociatave me Shqipërine e Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar, duke ngjallur pakënaqësi dhe shqetësim Ballkanin Perëndimor.

“Konteksti i presidencës tonë është shumë specific” tha Plenkoviç.

Nëse gjithçka shkon mirë dhe Britania largohet nga BE më 31 janar, synimi i Kroacisë është të koordinojë përpjekjet e BE-së për të përvijuar një propozim kornizë për marrëveshjet e ardhshme me Britaninë, shpjegoi Plenkoviç.

“Kjo është detyra jonë” tha aid he ne tashmë kemi nisur të punojmë për të, së bashku me Michel Barnier, negociatorin e BE për Brexit.