Drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi gjatë takimit konsultativ për projekt-ligjin për pushtetin vendor ka ngritur disa shqetësime që kanë të bëjnë me sportin dhe që duhen ndryshuar. E para lidhet me lehtësirat që duhet të kenë bizneset që sponsorizojnë sportet dhe një prej mënyrave është sipas Kroqit përjashtim nga disa prej taksave vendore.

Problem për kreun e shumësportëshit në Shkodër është edhe një handicap ligjor teksa federatat përkatëse juridikisht nuk njohin klubet që financohen përmes bashkive por vetëm shoqatat sportive.Këto dy pika, lehtësirat për bizneset dhe njohja e klubeve sportive nga federatat për drejtorin e “Sport Klub Vllaznia” kanë një rëndësi të madhe sepse do ndihmonin shumë ekipe që të marrin një zhvillim tjetër dhe të kenë sponsorizime duke shmangur pagesat qesharake që jepen aktualisht.