E ndodhur vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, Kruja është kthyer në një nga destinacionet më të pëlqyera turistike, si për vendasit ashtu edhe për të huajt. Numri më i lartë i vizitorëve regjistrohet gjatë fundjavave, kur qyteti gjallërohet nga prania e turistëve ditorë, që vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtësaj.

Krahas kalasë, e cila strehon Muzeun e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pazarit karakteristik tëqytetit, ku ruhen dhe ekspozohen vlerat e trashëgimisë kulturore dhe mjeshtëria e artizanëve vendas, një tjetër atraksion mbresëlënës është Mali i Krujës, i njohur ndryshe si “Ballkoni i Shqipërisë”. Vizitorët veçojnë pamjet panoramike që ofron mali, ajrin e pastër dhe natyrën e paprekur. Përveç këtyre, ata ndalen edhe për të shijuar gatimet tradicionale të zonës, të cilat përgatiten me produkte të freskëta lokale.

Vitet e fundit, Kruja ka njohur një zhvillim të ndjeshëm në turizmin historik dhe atë malor, duke u renditur ndër destinacionet më të njohura në vend.

Artikulli paraprakNIS JAVA E AKTIVITETEVE NË NDER TË HAXHILERËVE
Artikulli tjetërVIHET NË PRANGA 31-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM