Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Borizanë të Krujës.

Sipas policisë një 25-vjeçarë ka rënë pre e dhunës fizike nga bashkëshorti dhe vëllai i saj. Besnik Tema 40 vjeç, vëllai i vajzës është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshorit i saj I.K. 32 vjeç, banues në Tiranë. “Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Besnik(Abedin) Tema 40 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.K. 32 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e mësipërm, më datë 08.12.2016, në Borizanë Krujë, kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj shtetases F.K. 25 vjeçe. F.K. ka marëdhënie familjare me autorët, përkatësisht Besnik Tema është vëllai I saj, ndërsa I.K. është bashkëshorti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal”, informon policia.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOMISIONI PËR CEZ/ RISTANI I KËRKON METËS SHKARKIMIN E BALLËS
Artikulli tjetërLIRIMI I LUL BERISHËS, DONALD LU: JANË GJYKATËS TË KORRUPTUAR