Kryebashkiakët e rajonit në Tiranë, firmoset memorandumi

Krerët e 5 bashkive të qyteteve më të rëndësishme shqipfolëse në një takim në hotel Plaza kanë firmosur sot memorandumin e përbashkët. Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përfunduan në këtë mënyrë takimin dy ditor që konsistoi në krijimin e Unionit dhe bashkëpunimit mes bashkive shqiptare. Veliaj është shprehur se unioni i bashkive shqiptare është një mundësi e madhe bashkëpunimi. “Është privilegj që të 5-të i shërbejmë 1/3 së shqiptarëve në rajon’’, tha kryebashkiaku.