Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një pasqyrë të situatës së përmbytjeve. Duke folur për mediat Ademi deklaroi se:
“Kemi rreth 1600 hektarë tokë të përmbytur. Kemi një rritje të madhe nga mbrëmë. Probleme të shënuara në Obot. Kemi probleme në Muriqan, Velipojë etj.
Rruga e Obotit aktualisht është e pakalueshme, ka rreth 60 cm ujë mbi rrugë. Në liqenin e Shkodrës deri më tani situata është nën kontroll. “