Të turpshme dhe aspak normale e ka quajtur kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhunimin që iu bë një ditë më parë monumentit të dëshmorëve të 2 prillit në qendër të qytetit të Shkodrës.

Pas asaj masakre nga persona të papërgjegjshëm bashkia ka pastruar monumentin.Një prej familjarëve të dëshmorëve të 2 prillit, Ahmet Kryeziu, vëllai i Nazmi Kryeziut e quan një gjest banditesk dhe ndjehet tejet i indinjuar. Për të është një atentat apo vrasje e dytë e 4 dëshmorëve të demokracisë.Një ditë më parë persona të papërgjegjshëm jo vetëm se dëmtuan pllakat e monumentit të 2 prillit por edhe coptuan duke ndotur atë monument. Pas publikimit të atij gjesti aspak njerëzor bashkia Shkodër reagoi duke pastruar atë monument.

Artikulli paraprakTË PËRNDJEKURIT POLITIK MBËSHTESIN PROTESTËN E BSPSH
Artikulli tjetërZJARR PRANË SHKOLLËS BRANKO KADIJA, DIGJET NJË PEMË