“Legalizimet nuk janë falas”. Kështu deklaroi kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi gjatë takimit konsultativ për paketën fiskale pas një pyetje që bëri anëtari i këshillit bashkiak Fatlum Nurja në lidhje me taksën e ndikimit në infrastrukturë ndërsa tha se shumë shpejt po punohet edhe për planifikimin urban.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë në bashkinë Shkodër propozohet që të jetë e lartë për shkak se tashmë do mendohet më gjërë për planifikimin urban. Këshilltari Nurja e mbylli fjalën e tij duke përshkruar situatën e rënduar që është sipas tij në Shkodër.. Me çmimin e lartë që për taksën e ndikimit në infrastrukturë të paktën deri në vitin e ardhshëm pritet që në ish-komunat të mos ketë thuajse asnjë ndërtim të ri.