Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi bashkë me stafin e saj po përgatisin një plan emergjent për vendet ku do të zhvendosen tregtarët që aktualisht shesin në rrugë apo trotuare. Kjo është një përgjigje qoftë për tregtarët e Zdrales por edhe për gjithë pjesën tjetër.Kryebashkiakja Ademi po mendon që edhe taksat për këta tregtarë në vendet ku bashkia do t’i përcaktojë të mos jenë të larta.

Aktualisht kryetarja e bashkisë tregon qartë se nuk ka mundësi për financimin e tregjeve të mëdha por zgjidhja do të jetë vetëm me disa tregje të vogla të shpërndara në të gjithë qytetin.Bashkia po operon me shpejtësi por sërish gjetja e vendeve të reja për të spostuar me qindra tregtarë të fruta-perimeve apo zarzavateve kërkon kohën e vet gjë e cila sjellë edhe këtë kaos të momentit.