Vetëm pak ditë pas mbërritjes në dyert e Bashkisë Shkodër kryetarja e kësaj bashkie Voltana Ademi zbuloi draftin e projekt-ligjit për pushtetin vendor. Kryebashkiakja deklaroi se kompetenca të tilla si vaditja, ujitja, sistemi informativ i kadastrës së tokave bujqësore, bujqësia pyjet dhe kullotat do t’i kalojnë pushtetit vendor.

Kryebashkiakja i quajti si një përgjegjësi të madhe.Ende ndodhet në fazën e një projekt-ligji drafti për pushtetin vendor për të cilin duhen bërë konsultimet me publikun si dhe ekspertët duhet të japin vlerësimet e tyre. Po ashtu ky draft nuk është zbardhur i tëri sepse mund të ketë edhe kompetenca të tjera që mund t’i kalojnë pushtetit vendor, pra 61 bashkive të reja.