Kryetari i Bashkisë Shkodër në facebook:

Në Tepe po ndërhyhet në një tjetër segment të rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt me kolektorin kryesor të kullimit të ujërave të shiut të qytetit.
Punimet kanë nisur pranë xhamisë dhe vijojnë përgjatë gjithë kanalit, në të dy anët, me synim rritjen e kapacitetit dhe funksionimit të sistemit të largimit të ujërave.

Ndërhyrjet e Ujësjellës–Kanalizime janë pjesë e planit për përballimin e reshjeve intensive, duke synuar parandalimin e bllokimeve, përmbytjeve të lokalizuara dhe problemeve të përsëritura që kjo zonë ka hasur prej vitesh.

Artikulli paraprakSPAK LËSHOI FLETËTHIRRJE PËR BERISHËN, BARDHI: NUK KA MBËRRITUR NË KUTITË POSTARE TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD
Artikulli tjetërRRITJE E PENSIONEVE APO SHPËRNDARJE E SHPËRBLIMIT TË FUNDVITIT? RAMA E SQARON