Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci në facebook :

Premtim i mbajtur!
Pas më shumë se 35 vitesh në kushte të mjerueshme, me rrugë të pamundura për t’u përshkuar dhe ujë që u hynte banorëve në oborre e shpesh edhe në banesa, lagjja “Mark Lula” po ndryshon fytyrë.

Sot nisëm rikonstruksionin e rrugës “Roza Lejn” dhe degëzimeve të saj — një investim i rëndësishëm që prek mbi 2 000 banorë, duke përfshirë rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin dhe ndriçimin e 1.6 km rrugësh të brendshme.

Ky projekt, bashkëfinancim mes Bashkisë Shkodër dhe Qeverisë Shqiptare, i jep fund një pritjeje shumëvjeçare .

Artikulli paraprakRRITET NIVELI I DIOKSIDIT TË KARBONIT, EKSPERTËT I FRIKËSOHEN PËRSHPEJTIMIT TË NGROHJES GLOBALE
Artikulli tjetërVKM/ QEVERIA MIRATON PËRBËRJEN DHE DETYRAT E KOMITETIT KOMBËTAR TË KËRKIM-SHPËTIMIT