
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që goditi familjen në Domën e Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Beci u shpreh se e mori me dhimbje të thellë lajmin për ngjarjen tragjike, ndërsa u përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit që po përjeton këtë humbje të madhe.
POSTIMI I PLOTË
Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen në Domën e Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit që po përjeton këtë dhimbje të madhe.
Lutem që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme, ndërsa shpreh mirënjohje për të gjitha strukturat që u angazhuan në vendngjarje. 🤲






