Shumë shpejt nis transformimi i Markatës së Mishit në Shkodër!
Një prej hapësirave më të vjetra tregtare të qytetit do të marrë formën e një tregu modern, higjenik dhe të organizuar sipas standardeve bashkëkohore.
Ky investim do të sjellë jo vetëm kushte dinjitoze për tregtarët, por edhe garanci për produkte të sigurta dhe cilësi për qytetarët, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një hapësirë që ka shërbyer brez pas brezi.
Ky transformim vjen në vazhdim të projektit të Tregut të Fruta-Perimeve, duke plotësuar rikonceptimin e gjithë zonës tregtare dhe duke i dhënë një pamje krejt tjetër kësaj hapësire të rëndësishme për qytetin.
Punimet nisin brenda këtij viti, falë bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave.

Artikulli paraprakSPIROPALI PRITET NGA MINISTRI I JASHTËM DHE KREU I KUVENDIT TË IZRAELIT
Artikulli tjetërNËNSHKRUHET MARRËVESHJA NDËRMJET DREJTORISË SË DOGANAVE DHE AKSHE