
Me disa tifozë të Vllaznisë, që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu – simbol i qytetit.
Një bisedë miqësore, ku i garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu, ashtu si gjithmonë.