
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci ka bërë me dije se
janë liruar dhe sistemuar hapësirat publike në Gjuhadol, duke vënë të gjithë zonën në funksion të sigurisë së kalimtarëve.
POSTIMI I PLOTË
Në Gjuhadol, janë liruar dhe sistemuar hapësirat publike, duke vënë të gjithë zonën në funksion të sigurisë së kalimtarëve.
Policia Bashkiake ka bashkëpunuar edhe me bizneset, të cilat kanë respektuar hapësirat e dedikuara për kalimtarët dhe turistë të shumtë që frekuentojnë këtë zonë të qytetit.