
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në facebook :
Jo më kabuj si rrjeta merimangash në fasadat e pallateve! Vazhdojme pa ndalim punen!
Në zonën pranë shkollës “Martin Camaj”, ku po realizohet termoizolimi i plotë i pallatit me hark, po punohet paralelisht edhe për heqjen e kabllove elektrike dhe sistemimin e tyre në rrjet të nëndheshëm, duke i dhënë zonës një pamje më moderne dhe më të rregullt.
Ky proces po zhvillohet me mbështetjen e OSHEE-së, si pjesë e një modeli të ri urban që synon të eliminojë kabllot nga fasadat dhe të çlirojë hapësirat publike , për një Shkodër më të pastër, më të sigurt dhe më estetike






