
Kryebashkiaku Benet Beci ka konfirmuar cilësinë e shkëlqyer të ujit të plazhit të Velipojës. Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:
POSTIMI I PLOTË:
Konfirmohet cilësia e shkëlqyer e ujit të plazhit në Velipojë!
Monitorimet e kryera sipas standardeve evropiane të Bathing Water Quality, të përdorura në të gjitha vendet e Evropës për vlerësimin e cilësisë së ujit të plazheve, konfirmojnë se cilësia e ujit të plazhit në Velipojë është e shkëlqyer.
Ky vlerësim bazohet në analiza të rregullta mikrobiologjike dhe dëshmon se Velipoja vijon të jetë ndër destinacionet bregdetare me ujërat më të pastra në Shqipëri.






