Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët me rastin e Natës së Madhe të Kadrit, një nga netët më të shenjta të muajit të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, ai uroi që lutjet, sakrificat dhe agjërimi i çdo besimtari të pranohen, duke theksuar rëndësinë e kësaj nate si një moment reflektimi, paqeje dhe mirësie për të gjithë.

“Le të jetë kjo natë një kujtesë për vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, vlera që na bëjnë më të fortë si shoqëri”, shprehet kryebashkiaku në urimin e tij.

Në përfundim të mesazhit, ai uroi që kjo natë e bekuar të sjellë paqe, shpresë dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët.

POSTIMI I PLOTË

Në këtë Natë të Madhe të Kadrit, një nga netët më të shenjta të muajit të Ramazanit, uroj që lutjet, sakrifica dhe agjërimi i çdo besimtari të pranohen.
Le të jetë kjo natë një moment reflektimi, paqeje dhe mirësie për të gjithë, duke na kujtuar se vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit janë ato që na bëjnë më të fortë si shoqëri.
Urime dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët. 🌙🤲

Artikulli paraprakREAGON KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË PS TAULANT BALLA, PAS PAS BOJKOTIT TË PD NESËR NË SEANCË
Artikulli tjetërRESHJE SHIU GJATË MESDITËS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME