Kryebashkiaku Benet Beci ndan një lajm të rëndësishëm për qytetin:

“Një hap i ri për turizmin në Shkodër 🇦🇱
Shkodra po hyn në një fazë të re të mikpritjes dhe orientimit për vizitorët.
Së shpejti, qyteti ynë do të ketë një Info Point turistik modern, me një dizajn inovativ dhe bashkëkohor, i menduar për t’i ofruar turistëve një përvojë më të lehtë, më të bukur dhe më të organizuar që në momentin e parë të mbërritjes.

Në këtë hapësirë, vizitorët do të kenë mundësi të marrin informacion të shpejtë dhe të saktë për:
• atraksionet kryesore
• aktivitetet në natyrë
• kulturën dhe historinë e qytetit
• eksperiencat unike që ofron Shkodra

Ky është vetëm fillimi i një serie investimesh dhe iniciativash që synojnë ta pozicionojnë Shkodrën si një destinacion turistik të denjë për nivelin që meriton.”

Artikulli paraprakRAMA: INTEGRIMIN EUROPIAN I SHQIPËRISË NË 2030 AFAT I ARSYESHËM NËSE…
Artikulli tjetërRRITJA E ÇMIMIT TË KARBURANTEVE, BERISHA: NË KUVEND DO DORËZOJMË AMENDAMENTE!