KREU I VAU DEJËSIT MENJËHERË PAS ZGJEDHJEVE, NIS NGA PUNA. Bashkia Vau Dejës menjëherë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kryetarin dhe këshillin bashkiak ka nisur nga puna. Kryetari  i ri i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila, bazuar në programin për katër vitet e ardhshme që e ka bërë të ditur gjatë gjithë fushatës së tij elektorale përpara qytetarëve, ka nisur pa humbur kohë me evidentimin e familjeve të varfra që janë në Vau Dejës.

Kjo pasi tashmë Vau Dejësi me reformën e re territoriale është një bashki më e madhe duke patur nën administrim edhe Bushatin, Vig-Mnelën, Shllakun, Temalin dhe Hajmelin. Në këtë mënyrë me mbështetjen e fondacionit holandez “Bëj diçka të mirë”, kryebashkiaku i zgjedhur Hila ka parë nga afër gjendjen e vështirë ekonomike të dhjetra e dhjetra familjeve të cilat kërkojnë një ndihmë duke qenë se jetojnë në kushte të vështira. Gjate kontaktit me banorët Zef Hila është shprehur se këto familje do jenë në vëmendjen e tij dhe stafit të bashkisë Vau Dejës për t’i ndihmuar dhe për t’ju gjendur pranë me të gjitha mënyrat me qëllimin që kushtet e jetesës së tyre të mund të përmirësohen sado pak. Dhjetra familje nga Hajmeli, Vau Dejësi, Vig Mnela, Temali dhe Shllaku janë në kushte ekstreme të jetesës ndaj është e domosdoshme kjo asistencë e bashkisë së rë. Kryebashkiaku Zef Hila nga ana e tij, është zotuar para banorëve që në fushatën elektorale se shtresat në nevojë do të jenë në qendër të vëmendjes dhe premtimet që tani kanë nisur të bëhën realitet.