VIKTOR TUSHA PËR HERË TË PARË PRANON RIKANDIDIMIN PËR LEZHËN. Për herë të parë kryetari aktual i Bashkisë Lezhë pranon nga Shkodra se do të rikandidojë për të marrë mandatin e tretë në krye të asaj Bashkie.

Edhe pse kishte premtuar se nuk do rikandidojë për të tretën herë Tusha tha se e ndryshoi këtë vendim për shkak të resurve të reja që krijohen nga reforma territoriale. Kreu aktual i Bashkisë Lezhë nuk i ktheu ndonjë përgjigje akuzave të rivalit të tij Eduart Ndocaj i cili e akuzon se tusha ka abuzuar me ligjin për përfitime të kundraligjshme. Kryebashkiaku i Lezhës u shpreh se nuk i interesojnë këto akuza. I pyetur nëse ka frikë në zgjedhjet vendore përballë Ndocajt, Tusha shprehet se nuk i trembet askujt. Lezha është një qytet që pas marrëveshjes PS-LSI iu la kësaj të fundit dhe kandidati i koalicionit të majtë është Viktor Tusha që duket se përballjen do ta ketë me ish-kandidatin e PS për deputet Eduart Ndocaj.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/KsC5u0qiblg?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSLLOBODAN GJERGA MBAN KONCERTIN E TIJ RECITAL
Artikulli tjetërGJONI: POLITIKA LARG DREJTËSISË