Në pritje të kreut të PD në Korçë qindra mbështetës dhe simpatizantë janë mbledhur ne fshatin Çiflig në hyrje të qytetit të Korçës.

Me flamujt kuq e zi dhe të PD militantët nga të 6 bashkitë e qarkut kanë formuar vargje me makina në pritje të Bashës.

Mbështetësit po i sigurojnë kreut të PD një pritje entuziaste ndërkohë që qindra mbështetës simpatizantë kanë bllokuar aksin nacional Korçë-Pogradec.