Drejtuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, komisionerja Kaja Kallas, do të vizitojë Tiranën më 8 prill, me një agjendë të ngjeshur takimesh. Brukseli ka zbardhur edhe takimet që do mbahen në Shqipëri nga përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së. Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë takim me kreun e shtetit, presidentin Bajram Begaj.

Më pas do të ketë një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu. Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian për kalendarin e punimeve dhe takimeve.

Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë, ku gjithashtu ka agjendë të ngjeshur.Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 11 MAJIT/ KËSHILLI I MINISTRAVE MIRATON FONDIN SHTESË PREJ 150 MILIONË LEKË PËR TË MBËSHTETUR PARTITË POLITIKE
Artikulli tjetërSHBA GODITET NGA TORNADOT VDEKJEPRURËSE. SHIRAT E DENDUR KËRCËNOJNË ME PËRMBYTJE MILIONA NJERËZ