Çaste tmerri ato që kanë përjetuar këtë të diel pjesëtarët e një familje në periferi të Cërrikut, teksa kryefamiljari është gjetur i pajetë.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në fshatin Xibrakë, Njësia Administrative Shalës Cërrik, është konstatuar nga familjarët i varur në kasollen e banesës A.R., 50 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune në trup dhe dyshimet e grupit hetimor është se 50-vjeçari është vetëvarur. Policia po kryen veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakGJYKIMI ME MARRËVESHJE, CAKTOJE VETË DËNIMIN TEND
Artikulli tjetër‘VITI I SKËNDERBEUT’,RAMA:JA VENDIMI I DURRSAKËVE NË PRAG TË PAVARËSISË