Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi feston sot 47-vjetorin e lindjes, teksa lulet për të kanë qenë të shumta si nga miqtë e politikës ashtu dhe ata jashtë saj.

Një tufë me lule kanë ardhur për Kryemadhin edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela.

“Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura, Aurela dhe Luli”, shkruhet në urimin e tyre.

Përveç marrëdhënies si opozitarë me Bashën, Kryemadhi ka një raport miqësor dhe me bashkëshorten e tij, pasi disa herë janë parë bashkë.