‘Ndalimi i anëtareve të LRI, me urdhër të Ramës’. Kryetarja e LSI ka kërcënuar Edi Ramën se s’do pijë kafe dhe as do lëvizë i qetë pas dhunës, sipas saj, që policia ka ushtruar ndaj deputetes Floida Kërpaçi dhe anëtareve të LRI në Rinas, të cilët organizuar një protestë kundër kryeministrit.

“S’mund të rri pa përmendur gjakun e deputetes më të re të Kuvendit të Shqipërisë, Floida Kërpaçin. Manipulimi që kërkon t’i bëjë Edi Rama opinionit publik duke thënë se janë goditur policë apo institucione, janë qesharake dhe monstruoze. Ta harrojë se gjaku i Floida Kërpaçit do lahet nga bluza derisa të ikë ai, sot edi rama ka hyrë në gjak me rininë. Derisa të jetë fryma ime ai s’do pijmë kafe i qetë, s’do t’i ndalemi derisa të çlirojmë rininë nga kthetrat e drogës dhe krimit të organizuar”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo i kërkoi ministrit të Brendshëm të hetojë shefin e policisë në Rinas, pas ndalimit të tre anëtareve të LRI-së. “Fatmir Xhafaj të hetojë dhe shefin e komisariatit të Rinasit për dhunën dhe fjalorin banal që ka ushtruar ndaj vajzave”, tha ajo.

Artikulli paraprakVOTIMI PËR KRYEPROKURORIN, PD NXJERR PROCESVERBALIN: I PAVLEFSHËM
Artikulli tjetërU AKUZA SE VOTOI NË EMËR TË DEPUTETVE TË OPOZITËS,REAGON BALLA