
Kryeministri Edi Rama mblodhi të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë për të diskutuar mbi Paketën e Maleve, një ligj që synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit.
Rama nuk i kurseu kritikat ndaj kryetarëve të bashkive, të cilët siç tha janë shumë vonë me dorëzimin e hartave me zonat prioritare ku mund të aplikohet paketa, ndërsa theksoi se 500 personat e parë që do të shfaqin interes për të investuar nuk do paguajnë asnjë taksë për 10 vjet.






