Pas takimit Rama dhe Juncker mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri Edi Rama deklaroi:
“Vizita është përmbushja e një zotimi të vjetër, por të mbajtur në momentin më të mirë të mundshëm, pasi vjen pak kohë para momentit të vendimmarrjes për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave dhe pak kohë pas publikimit të strategjisë së re të zgjerimit, e cila përbën një bazë inkurajuese për të gjitha vendet e rajonit tonë.

Ne u takuam në dhjetor në Bruksel dhe sot pata mundësinë dhe privilegjin ta informoj për zhvillimet e reja. KE ka rekomanduar që në nëntor të 2016 hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë duke nënvizuar çuarjen para të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretisht të Vettingut.

E informova Presidentin se sot që flasim ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta, që janë tërhequr nga Vettingu, që faktikisht nuk do të jenë më pjesë e sistemit.

Tregues i qartë, që vettingu ka filluar të funksionojë si shtysë e fuqishme drejt realizimit të objektivit, drejtësi e re dhe e pavarur. Presim në vijim edhe hapjen e çështjeve konkrete me rezultate konkrete nga komisionet e Vettingut. Ka hyrë në proces ‘Forca e Ligjit’.

Ndryshimet, prokurori i përgjithshëm dhe çeljen e një serë dosjesh që flinin në prokuroi. Rekomandimin e meritojmë, shpresojmë që vendet anëtarë do të përgjigjen pozitivisht. Detyrat e shtëpisë i kemi kryer deri në këtë pikë. Keqardhje që nuk arritëm t’u presim me një kohë mesdhetare, po është një mënyrë për t’iu bërë që të nidheni si në Bruksel ‘shi, gri dhe mërzi” tha Rama.

Jean-Claude Juncker deklaroi në Tiranë se:
“Bisedimet kanë nisur më parë. Kur erdha në vizitën e parë në Tiranë, kryeministri ishte kryebashkiak dhe dëgjova rezervat që shprehën të tjerët për të.

Shqipëria dhe Ballkani janë vende miq, që janë perspektivë evropiane, pasi Shqipëria është një vend evropian, jemi ndarë nga historia, por nuk duhet humbur kaq shumë kohë për t’u ndarë. Bëhet fjalë për ta rishikuar historinë përmes pajtimit.

Konstatoj që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres, ka bërë shumë reforma impresionate, progresi është mbresëlënës, nëse vijon kështu, KE do të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur për të bërë premtime bosh, por vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë që të vijojë reformat, sidomos në luftën kundër krimit, vettingut, organizimit të gjykatave.

Do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin. Mbështesim Shqipërinë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rikonfirmoj, se vendi i Shqipërisë është në gjirin e BE” deklaroi ai.

Negociata me Greqinë, Rama: Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën
Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar me të drejtën që i jep kushtetuta disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar. Sqarimet janë dhënë janë në tryezën e Presidentit, iu ftoj ta shikojmë këtë proces dhe le të gjejmë arsye për të bërë lajm, por jo në këtë proces.

Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problemet me Greqinë, të nënshkrimit të një marrëveshje të re. Nëse më pyesni a do të zgjidhet me sukses ky proces? Unë them po, do të zgjidhet. Do të jetë një tjetër arsye e fortë që BE të vlerësojë Shqipërinë si shtet serioz.

Negociata me Greqinë, Juncker: Zgjidhni problemet
Për problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhen zgjidhen sa më shpejt. Kemi një dritare mundësish të hapura, duhet përdorur nga të dyja palët.

Vendet e rajonit që kanë konflikte territoriale do të përpiqen t’i kalojnë dhe këto nuk mund të bëhen pas anëtarësimit, por para. Inkurajoj si Shqipërinë dhe Greqinë, ky është një element plus për të pranuar hapjen e negociatave.

BE, nuk u përket vetëm atyre që janë anëtarë, por se cdo vend të plotësojë kushtet e anëtarësimit. Kur Shqipëria t’i ketë plotësuar të gjitha anëtarësimi do të jetë diçka e kryer.

Strategjia e zgjerimit, Rama: Presim rekomandimin
Ne na intereson rekomandimi i plotë i KE, pasi ai është autoriteti vlerësues, i certifikimit të punës së bërë, pastaj vendimmarrja niset nga rekomandimi, por ka edhe karakterin e vet politik. Pasi të merret rekomandimi menjëherë pa humbur kohë, do të shikojmë vendet anëtare në cfarë vendesh janë, pasi nuk është vetëm raporti i KE, por edhe i qeverive të tyre me elektoratet e tyre.

Vettingu, Juncker: Vettingu po jep rezultate
Sa për vettingun konstatoj që procesi po jep rezultate mbresëlënëse, ne jemi të siguruar dhe procesi do të vijojë edhe kur Komisioni do të publikojë rezultatet. Pastaj ka raste që i interesojë opinionit shqiptar që mund të ndikojnë në këtë lloj diskursi, por mendoj që i takon drejtësisë shqiptare që të bëjë punën e saj, dhe mendoj që do ta bëjë.

Nuk mund të them unë se cili është fajtor dhe cili jo. Përsa i përket vendeve anëtare është shumë e vështirë të japësh një gjykim final, kam një përvojë të gjatë, kam kryesuar KE në 1997, kam qenë pjesë e traktateve të anëtarësimit me Rumaninë dhe Bullgarinë.

Ata do të qëndrojë në Shqipëri deri mesditën e së hënës, ndërsa do të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Juncker dhe Hahn do të vendosin theksin gjatë vizitës në Shqipëri te zbatimi i reformës në drejtësi në prag të rekomandimet të hapjes së negociatave, që pritet të marrë dritën jeshile në qershor.
 

Artikulli paraprakVLLAZNIA FEMRA SHKON NË FINALE TË KUPËS
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI I FUQISHËM TRONDIT QYTETIN E LEICESTER