
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër konferencën e fundvitit me gazetarët.
Gjatë kësaj konference pritet që kryeministri Rama të bëjë një pasqyrë të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.
Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore. Po ashtu, Kryeministri pritet të ndalet edhe në çështjen Balluku.


