Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, nga Tirana ka shprehur edhe një herë qartë se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të hapet sa më parë mes Shqipërisë dhe BE.

“Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet.

Duhet të ketë diçka midis gjatë rrugës që ecim përpara. Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri.

Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike”, tha ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVENDOSET ME LIGJ, SHEFI NUK KA TË DREJTË TË TË DËRGOJË SMS PAS ORARIT TË PUNËS
Artikulli tjetërSHKODËR, MYFTIU: THIRRJET KUNDËR ISLAMIT TË DËSHTUARA