Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30 Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Himarë, ku ka vizituar shkollën greke.

Axhenda e tij nis pikërisht me Himarën, duke theksuar me këtë vizitë rëndësinë e minoritetit grek për shtetin fqinj.

Pas vizitës në shkollën Omiros, Presidenti grek do vizitojë dhe Kishën dhe më pas do të bëjë një shëtitje në shëtitoren e Himarës ku do të takohet me banorët. Një ndalesë e Mitsotakis do të jetë dhe në zyrat e Omonias.

Në Livadhja do të ketë një tjetër vizitë dhe më pas do të udhëtojë drejt Dervicanit në Gjirokastër, ku ndodhet po ashtu një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas këtyre vizitave, kryeministri i Greqisë do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Artikulli paraprakREAL MADRID GATI ‘TË THYEJË’ MERKATON, PËRGATIT 1 MILIARD EURO PËR KYLIAN MBAPPE
Artikulli tjetërGJYQI NË APEL PËR STATUTIN E PD, SHTYHET SEANCA PËR NË 17 JANAR