Qeveria e Izraelit do të caktojë ditë zie në të gjithë vendin për të përkujtuar masakrën e 7 tetorit, njoftoi në një fjalim drejtuar kombit kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai foli për dështimin e shërbimeve të inteligjencës për të parandaluar sulmin e paprecedentë të 7 tetorit, duke thënë se të gjithë do të duhet të përgjigjen, madje edhe ai vetë. Në të njëjtën kohë, Netanjahu theksoi se po bëhet çmos për të liruar pengjet e Hamasit. Kryeministri përsëriti se Izraeli po përgatitej për një pushtim tokësor të Gazës, por nuk pranoi të jepte detaje mbi kohën e operacionit, në mënyrë që të mbrohen jetët e ushtarëve.

Në fund Netanyahu argumentoi se gjithnjë e më shumë liderë të huaj janë në anën e Izraelit dhe e pranojnë se Hamasi është ISIS dhe ISIS është Hamasi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR/ ARRESTOHET 43 VJEÇARI, QËLLOI ME ARMË ZJARRI NË ZONËN E BARDHAJVE
Artikulli tjetërRESHJE SHIU DHE VRANËSIRA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT