Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka përfunduar në spital pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar në një deklaratë zyrtare nga qeveria, ku thuhet se kjo ai është nën vëzhgim mjekësor, ku dhe po i nënshtrohet testeve të nevojshme.

Ai kishte shfaqur simptoma të lehta si ethe dhe temperaturë, për këtë arsye që nga 27 qershori ndodhej në karantinë. Karantinimi i tij erdhi në më pak se 48 orë pas një samiti evropian në Bruksel ku u takua me udhëheqësit e tjerë të BE, megjithatë, thuhet se asnjë nga personat e tjerë nuk u konsiderua si person kontakti pasi ishin respektuar masat anti-COVID.

Luksemburgu, një vend me 630,000 banorë i vendosur midis Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës, ka pësuar një rritje të rasteve të reja përgjatë 10 ditët e fundit. Të shtunën, 136 persona rezultuan pozitiv me COVID-19, shifra që nuk ishin arritur që nga mesi i majit.

Në total, në Luksemburg janë raportuar 71,031 raste COVID dhe 818 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Artikulli paraprakSKEMA E MBËSHTETJES ME NAFTË PËR BUJQËSINË, RAMA PUBLIKON SHIFRAT E PËRFITUESVE: MBI 20 MIJË APLIKIME NË TOTAL
Artikulli tjetërMBI 200 MIJË QYTETARË TË VAKSINUAR KUNDËR COVID-19 NË KOSOVË