266 persona të shpëtuar, HEC-et në pikë kritike, fillon shkarkimi

Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile është mbledhur në drejtimin e kryeministrit Rama. Këshilltari i kryeministri për mbrojtjen Sandër Lleshi gjatë mbledhjes ka bërë një pasqyrë të situatës së përgjithshme nga përmbytjet. ‘Këto janë reshjet më të mëdha. Në 3 ditët në vijim situata do të vijojë me prurje të larta në Vjosë. Komani me Vaun e Dijës janë pika kritika, ka filluar shkarkimi. 177 familje janë evakuuar, 266 persona janë shpëtuar, rrugët janë të lira. 3300 banesa të dëmtuara, 23 shkolla janë dëmtuar”. Ndërsa Rama deklaroi se “situata e pritshme prej disa javësh, puna e bërë është e mirë, me rezultate pozitive. OSHEE ka humbur një punonjës, ngushëllime familjes së të ndjerit. Mirënjohje dhe respekt për punën e tij”. Për ministren Xhaçka situata ka qenë shumë e vështirë, ndërsa nevojitet angazhim maksimal për të përballuar situatën.

Ndërsa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kërkoi që të bëhet një analizë dhe hetim. “Shqetësim ka qenë bllokimi i autostradës Durrës-Tiranës, por dëshiroj të ngre një problem që meriton vëmendjen post menaxhim të gjendjes. Në shumë akse ka ndërhyrje të paligjshme dhe ka ndërtime pa leje, ndërhyrje në shtrat e lumenjve dhe kanalizimet. Në autostradë u rrezikun jetë njerëzish. Mendoj që pas kësaj situate ministria, policia, emergjencat, IKMT duhet të bëjnë një vëzhgim për përgjegjësitë administrative dhe penale. Këta subjekte duhet të mbajnë përgjegjësinë për këtë që ndodhi”.

Olta Xhaçka: I kemi ardhur në ndihmë shumë banorëve. 24 orësshi i parë është menaxhuar kënaqëshëm. Situata do paraqitet e vëshitrë. FA kanë bërë një plan dislokimi, kemi 5-fishuar prezencën tonë krahasuar me 2015. Ka nevojë për angazhim, por jemi ditë natë për ti ardhur në ndihmë kujdo. Ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë garanci edhe për 24 orëshin e ardhshëm

 Xhafaj: Kanë qenë 24 orë të vështira edhe për punën e policisë së shtetit. Kanë qenë 24 orë angazhim maksimal të strukturave, kanë qenë të gjithë në gatishmëri. Kemi pasur bashkëpunim të mirë me FA dhe nëse kjo  punë do të jetë e tillë pavarësisht përkeqësimit të situatës ne mund ta përballojmë. Ka qenë shqetësim bllokimi i rrugëve, kryesisht autostrada Tiranë-Durrës.Dua të ngre këtu një problem lidhur me faktin se shumë në këto akse ka ndërhyrë të paligjshme, ndërtime pa leje, kanalizime. Pas kësaj situatë policia, emergjencat, ministri i Infrastrukturës, IKMT duhet të bëjë një vëzhgim për të nxjerrë përgjegjësinë.

Gjiknuri:  Në disa zona ka ndërpreje të energjisë elektrike. Situata në Kaskadë është e kontrollueshme. Fierza është mbyllur për të ruajtur nivelin energjitik. Në këtë drejtim po rritet kuota, ndërsa Komani dhe vau i Dejës funksionojnë normalisht.nfrastruktura portuale është në funksionim, situata është normale përvec portit të Sarandës. Edhe aeroporti është në funksion.

 Manastirliu: Kujdesi shëndetësor është në gjendje gatishmërie. 2500 punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor janë duke punuar në 24 orëshin e fundit për ti përballuar situatat urgjente. Kemi marrë masa për ngritjen e ekipeve në çdo qark.  Drejtoritë e shëndetit publik janë duke monitoruar furnizimin me ujë të pijshëm.

 Nikolla: Janë 191 institucione shkollore ku ka dëmtime për shkak të reshjeve. Numri më i madh është në Gjirokastër dhe Korcë.Ne po ndjekim me strukturat tona situatën duke bashkëpunuar me pushtetin dhe shtabin e Emergjencava. Profili i prefektëve dhe provën e parë të mirëfunksionimi

Artikulli paraprakIMPIANTI I BOVILLËS ËSHTË STAKUAR PËR SHKAK TË TURBULLIRËS SË SHKAKTUAR NGA RESHJET E SHIUT NË LIQENIN E BOVILLËS
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË AUTOSTRADË, RAMA: JO PËR SHKAK TË PALMAVE. PËRGJEGJËS ATA QË KANË NDËRTUAR PA LEJE