Në Tamarë, aty ku është vendosur qendra e shpërndarjes së ndihmave të Emergjencave Civile vijon shpërndarja drejt zonave të thella të Malësisë së Kelmendit ku qarkullimi ka pasur vështirësi.

Për të ndjekur nga afër këtë proces ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti i zonës Paulin Sterkaj, kryetari i bashkisë Tonin Marinaj dhe prefekti i Shkodrës Paulin Radovani. Vështirësia e këtij dimri ka qenë e madhe, nënvizoi Kryeministri, por mirëkoordinimi i strukturave të shtetit bëri që shpërndarja e ndihmave të bëhet në kohë reale. Kryeministri ishte në dy prej familjeve në nevojë sociale, ku sapo kishin mbërritur ndihmat, ushqime dhe pajisje elektro-shtëpiake.

Në këtë zonë, përveç ndërhyrjeve në linjën elektrike janë në proces edhe investime të tjera të rëndësishme. Një ndër to është edhe shkolla e re, për të cilën Kryeministri garantoi se do të nisë menjëherë ndërtimi sapo bashkia të përfundojë projektin.

Artikulli paraprakBORA, RIKTHEHEN RESHJET NË VERI TË VENDIT
Artikulli tjetër“NJË ZJARRFIKËS NË OBORRIN E TEATRIT”