STADIUMI NJË PREMTIM I DHËNË NGA RAMA POR ENDE ASNJË LËVIZJE REALE. Një status në rrjetet sociale të kryeministrit Rama, ka rikthyer shpresën dhe besimin se stadiumi Loro Borici do te behet.

Ne rrjetin social Facebook dhe tjetër, Kryeministri Rama shkruan “Ndjekes ne Të e FB qe perserisn nderto stadiumin Loro Boriçi s’po bejme ndërtim pa leje te dale ku te dale prandaj durim stadiumi do behet!”. Vonesat në nisjen e rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi” e kanë kthyer në një garë kundër kohës objektivin që ai të jetë gati për ndeshjen e tetorit kundër Serbisë. Gjithsesi, në Federatën Shqiptare të Futbollit shpresojnë që ai do të jetë gati në kohë. Siç mësohet, rikonstruksioni do të nisë gjatë muajit Mars ndonëse ishte thënë se do të fillonte gjatë janarit. Por kjo duket se nuk do të pengojë fillimin e punimeve duke anashkaluar projektin e zbatimit i cili është duke vonuar pqër tu realizuar. Ndërkohë në Shkodër nuk kanë asnjë informacion se Çfarë është duke u bërë. Janë vetëm mediat qendrore ato që e kanë përjashtuar një fakt të tillë për fillimin e punimeve. Në zyrat e Bashkisë së Shkodrës apo në klubin e futbollit Vllaznia nuk ka asnjë të dhënë për fillimin e punimeve. Gjithsesi të gjithë mbeten në pritje në qoftëse do të ketë fillim të punimeve për rikonstruksionin e stadiumit dhe për tu realizuar kështu premtimi i kryeministrit Edi Rama.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/S2nx-nGcqUY?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak21 MARSI, DITA BOTËRORË E FËMIJËVE ME SINDROMËN “DOWN”
Artikulli tjetërKUPA “ARTAN BUSHATI”, FITON ARRA E MADHE E SCUTARI