Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një thënie të Emil Cioran.

Kujtojmë se ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ u zhvillua Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit”, citohet në statusin e Ramës, ndërsa duket se ka zgjedhur të mos përmendë apo komentojë takimin e sotëm të ish-kryeministrit Berisha me delegatët.”
Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë.
Emil Cioran

Artikulli paraprakSHKODËR – LEZHË, 2 AUTOMJETE DALIN NGA RRUGA, NUK DIHET NËSE KA VIKTIMA
Artikulli tjetërKUVENDI I BERISHËS NISI PROCESIN PËR SHKARKIM, ZBULOHET LËVIZJA E KREUT TË PD, LULZIM BASHA