Aplikacioni E-Konsullata, Rama:Lehtësim të madh për shqiptarët
Kryeministri Rama deklaroi në prezantimin e aplikacionit konsullor E-Konsullata se është një lehtësim shumë i madh për shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, pasi shkurton shumë kohë dhe kursen para, pasi aplikimet mund të bëhen përmes telefonit. “E-Konsullata është simotër e komisariatit dixhital dhe të mos kesh nevojë të mos shkosh në Konsullatë me kilometra të tëra për një informacion apo aplikim. Të gjithë shërbimet do të jenë online përveç aplikimit për pasaportë. Sot me këtë hap i hapim mundësinë që aplikimi të bëhet me telefon. Histori dhe humbje kohe, stresi i shkaktuar për shkak të nevojës për konsullatën shqiptare që ndonjëherë është me orë të tëra larg, ka pasur edhe një barrë të madhe financiare nga shqiptarët. Kjo barrë financiare me këtë shërbim zerohet, pra shteti nuk iu fut dot më dorën në xhep shqiptarëve që marrin shërbim konsullor. Transformin revolucionar, që do të sjellë lehtësim të madh, por edhe një impuls të ri në Ministrinë e Jashtme për filluar punën për E-Ambasadën”tha Rama ndër të tjera. Rama gjithashtu deklaroi se do të krijohet databaze për të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit.