Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të premte (7 shkurt) në një takim “kokë më kokë” nga Mbreti Felipe VI i Spanjës.

Takimi mes tyre po mbahet në rezidencen private Zarzuela të Mbretit Felipe VI.

Kreu i qeverisë shqiptare prej ditës së djeshme, ndodhet në një vizitë zyrtare në Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, pritet që pas këtij takimi, Mbreti Felipe VI të presë kryeministrin Rama në audiencë, e më pas të nënshkruajnë në një ceremoni të posaçme, marrëveshjen “World Law Congress Albania 2027”.

Artikulli paraprakSHKODRA NJË NGA QYTETET MIKËPRITËSE TË EURO 2027 PËR U21, BECI: MUNDËSI PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT DHE RRITJEN E TË ARDHURAVE
Artikulli tjetërBERISHA: ÇDO PARTI QË NDJEHET OPOZITARE TË NA BASHKOHET NË FRONTIN KUNDËR SË KEQES