Kryeministri Edi Rama ndërsa prezantoi ligjin e ri për pronat, u tregua më shumë se i ashpër më atë që është bërë për 25 vjet me radhë më këtë plagë të shqiptarëve. Rama tha se situata me pronat në Shqipëri është një katraurë e vërtetë, duke shtuar se në Shqipëri ka pretendentë për prona dhe kthime e kompensime, sa 2 fishi i sipërfaqes së vendit tonë.

Një absurd që është zhvilluar me patos falë një bande në sistemin e drejtësisë, një bande kriminale që ka bërë një kasaphanë që i ka kthyer pronat dikujt që nuk i takon dhe i ka mohuar dikojt që i takon.