
Kryeministri, Edi Rama ka ndarëa pamje të mrekullueshme nga Lëpusha, shoqëruar me një mesazh domethënës për lidhjen e njeriut me natyrën dhe përkujdesjen e shtuar që duhet të tregojmë për të.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Lëpusha e Malësisë së Madhe, shoqëruar me thirrjen e natyrës sonë për të qenë të përgjegjshëm dhe të drejtë me brezat që do të lëmë pas, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Rama në postim.
Malësia e Shqipërisë është një ndër atraksionet turistike më të preferuara dhe intriguese për tu vizituar nga turistë vendas dhe të huaj të apasionuar pas natyrës së virgjër, ushqimeve bio por dhe peisazheve që ofron kjo zonë.






